Droga, dalin fotot, avioni është ulur në Gjadër para 23 qershorit

TIRANE- Në Gjadër janë ulur avion të vegjël, kur në pushtet ishte Sali Berisha. Në fotot e publikuara në gazetë “Shqiptarja.com”, të marra nga raporti i Komisionit Hetimor, tregohet se një avion sportiv është ulur në bazën ajrore të Gjadrit në kohën kur në pushtet ishte Berisha dhe ministër i mbrojtes Arben Imami. Përgjatë vitit 2009-shtator 2013 Shqipëria ishte kthyer në një lulishte për avionët privat. Nga raporti i Komisionit Hetimor rezultoi se përgjatë kësja periudhe janë bërë 3744 fluturime private nga avion sportiv tip charter. Pavarësisht se objekti i hetimit të raportit ishte zbulimi i vërtetshmërisë së akuzave të PD-së, nga hetimet reziltoi se hapësira ajorere shqiptare ishte përdorir për një kohë të gjatë nga avion privat të cilët kanë bërë transport të lëndëve të dyshuara si narkotikë. Gjadri Raporti ka nxjerrë në pah se nga informacionet e doganës shqiptare del se janë importuar 2 avionë privat, të cilët janë përdorur për fluturime, të cilat në disa raste kanë qenë të dyshimta. Rasti i parë është avioni i cili është gjetur në një hambar në Gjadër. Sipas raportit, theksohet se avioni sportiv i cili është vendosur në një hambar në Gjadër është përdorur për fluturime dhe të dhënat për lëvizjen e tij nuk janë të depozituara tek Albkontrolli çka rrit edhe më shumë dyshimet se ai është përdorur për trafikim të lëndëve narkotike. “Nga informacioni shkresor i vënë në dispozicionin tonë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me të njëjtën shkresë, atë me Nr.721 Prot datë 29.05.2014, rezulton që në Gjadër, në afërsi të pistës të jetë stacionuar që përpara vitit 2013, avion sportiv të lehtë. I njëjti informacion, konfirmohet dhe nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, e cila me shkresën Nr.488 prot datë 18.04.2014 dhe shkresën Nr. 506 Prot datë 22.04.2014 drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, na bën me dije se në Gjadër, në një hangar privat, ndodhet një avion sportiv dy vendësh, i cili para vitit 2012 rezulton të ketë bërë një ulje emergjence në nëntor 2010 në aerodromin e Kuçovës dhe më 11.06.2011 ky avion është ngritur nga Gjadri. Po kështu, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shkresës së saj me Nr.12770/1 Prot, date 28.05.2014, rezulton që në vitin 2009, në muajt maj dhe dhjetor të jene importuar avione te vegjel sportive nga Italia dhe Sllovenia, njëri nga të cilët është avioni i stacionuar në Gjadër”,- thuhet në raport. Krahas kësaj, në raport theksohet se në vitin 2009 ka pasur nje numër rekord lejesh të dhënë nga Albkontroll për fluturim ku sipas të dhënave rezulton se viti 2009 shënon numrin më të madh të lejeve 846 leje fluturimi ndërsa përgjatë vitit 2010 janë dhënë 798 leje për fluturim nga avion privat. Në vitin 2011 706 janë dhënë leje për fluturim nga avion privat, 2012-744 leje për fluturim nga avion privat, 2013 janë dhënë 650 leje për fluturim nga avion privat ndërsa në harkun kohorë 18.11.2013 deri më 30.4.2014 janë dhënë vetëm 34 leje fluturimi.