Atentat me arme tek ish-blloku ne Tirane, vritet biznesmeni Artan Santo

Update- Policia nuk ka ende një pistë lidhur me vrasjen e biznesmenit të njohur Artan Santo ndërkohë që në disa akse të kryeqytetit blutë e kryeqytetit kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorëve të cilët sipas dëshmitarëve janë larguar nga vendi i krimit me një motoçikletë.

Santo ishte aksioner dhe në dy televizione, një gazetë dhe një portal informativ. Ai kishte aksione ne Scan Tv dhe News 24, plus Gazeta Shqiptare dhe Balkanweb Ai bleu aksionet e News 24, Gazeta Shqiptare dhe Balkanweb në verën e vitit 2011 së bashku me biznesmenin Irfan Hysenbelliu. Muajt e fundit ai po bënte përpjekje për t’u ndarë nga ky grup ose për të blerë aksionet e palës tjetër.

Pritet që një ndihme për policinë të jenë pamjet filmike që kamerat e sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar në momentet e krimit. 

09:49- Ekzekutohet në Tiranë biznesmeni Artan Santo. Ngjarja ka ndodhur pranë bankës Credins në ish-Bllok ku persona të maskuar kanë qëlluar disa herë mbi bashkëpronarin e medias “Focus Group” dhe bashkëpronar i bankës ‘Credins’. 

Sipas policisë pas këtij akti autorët janë larguar drejt zonës së Liqenit me motor. Roja i sigurisë i cili ka parë të gjithë ngjarjen është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi, pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve. Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë, pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme. /albeu.com/