celebzen
10 mënyra të shpejta për ta shëruar fytin e sëmurë
E ndieni që ju shtrëngon fyti dhe duket se po i vjen era ftohje? Ja se çfarë mund të bëni menjëherë dhe ta parandaloni shfaqjen e ftohjes.
1. Ilaçet - Një nga mënyrat më të shpejta është që menjëherë të merrni ndonjë ilaç që e redukton inflamacionin, ënjtjen dhe acarimin dhe kështu fyti do të dhemb më pak. Në rast se nuk keni ilaçe, ato mund t’i blini pa recetë në farmacinë më të afërt.
2. Kripë dhe ujë - Sapo ta ndieni ndjesinë e djegies dhe dhimbjes në fyt, merrni pak ujë të ngrohtë me kripë të thjeshtë dhe gargarisni. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë, sepse në këtë mënyrë i shkatërroni bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë solucion me një gotë ujë dhe gjysmë luge të vogël kripë. Pas gargarisjes pështyni ujin, dhe në qoftë se shija është tepër e kripur, shtoni pak mjaltë.
3. Tabletat përtypëse për fyt dhe sprejet - Tabletat përtypëse për fyt do t’ua lehtësojnë menjëherë dhimbjen sepse me përtypjen e tyre do të stimuloni tajitje më të madhe të pështymës dhe kështu e gjithë zona do të jetë më pak e thatë. Në farmaci do të mund të zgjidhni lloje të ndryshme të tilla si ato me vitaminë C ose mjaltë dhe bimë të dobishme. Gjithashtu mund t’ju ndihmojnë edhe sprejet të cilët kanë përbërës të ngjashëm antiseptik.
4. Shurupi - Nëse keni filluar të kolliteni nga pak, patjetër blini shurup, sepse kështu do të parandaloni sëmurjen e mëtejshme dhe më lehtë do ta përballoni ditën në punë.
5. Pini shumë lëngje - Si tek çdo ftohje, është thelbësore që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë që të mos dehidroheni. Lëngu do ta shpëlajë fytin e sëmurë dhe ju do të ndjeheni më mirë. Do t’ju bëjë mirë edhe supa e shtëpisë. Do ta kuptoni që keni pirë mjaft nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe është pa aromë.
6. Llojet e çajit - Zgjidhni çaje bimore të cilat do ta forcojnë imunitetin, si çaji i gjelbër, i zi dhe i bardhë, por bëni kujdes të mos jetë i nxehtë, përcjell koha.net.
7. Supa e pulës - Supa e nxehtë do t’ju ndihmojë shumë kështu që sigurohuni ta kosumoni atë në rastin tuaj të parë. Nëse e pyesni veten se pse pikërisht supa, përgjigjja është e thjeshtë - natriumi në supë vepron si antiinflamator, dhe ngrohtësia e saj lehtëson dhimbjen. Përveç kësaj, fyti që dhemb mund të përkeqësohet kur e përtypni ushqimin, ndërsa supën me perime të copëtuara mund ta pini me lehtësi.
8. Pushimi - Edhe pse kjo nuk është ndonjë mënyrë e shpejtë për shërim, ajo është shumë e rëndësishme dhe do të ishte mirë që të pushoni sa më shumë. Kështu, do ta fitoni më lehtë betejën me infeksionin dhe do t’ia jepni energjinë e nevojshme trupit. Pjesa më e madhe e inflamacioneve të fytit shkaktohet nga ndonjë virus prandaj pushimi do të ndihmojë që të shëroheni sa më shpejt.
9. Antibiotikët - Nëse keni dhimbje të madhe të fytit, gjithsesi shkoni tek mjeku sepse është e mundur që keni baktere të cilat mund të shërohen vetëm me antibiotikë. Sidoqoftë, mos ndërmerrni asgjë para se të bëni një strisho fyti, sepse marrja e antibiotikëve në rastin e virusit nuk do të ketë efekt prandaj më mirë sigurohuni për llojin e bakterit.
10. Ushqimi - Ushqimi është gjithashtu një element i rëndësishëm gjatë shërimit prandaj shmangni ushqimin e pashëndetshëm dhe kosumoni sa më shumë fruta dhe perime. Madje mund ta bëni edhe një limonadë me pak mjaltë sepse kështu do ta forconi imunitetin.
10 pyetjet që meshkujt kanë rreth femrave
Nëse mendoni se meshkujt janë të vështirë për tu kuptuar, ndoshta duhet të merrni parasysh se shpesh ata janë konfuzë.
E vërteta është se meshkujt nuk e vrasin shumë mendjen në raport me femrat, por ndodh që ndonjëherë të pyesin veten sa i përket këtyre të fundit por nuk marrin asnjëherë përgjigje.
Madeline Haller, studiuese e sjelljeve të meshkujve dhe shëndetit të tyre ka publikuar në një shkrim për 10 pyetjet që djemtë i bëjnë më shpesh vetes në lidhje me femrat.
Ja cilat janë ato:
Pse ish- e dashura kërkon të mbetemi miq?
Cila është mënyra më e mirë për t’iu afruar një femre?
Cilën pjesë të trupit tonë femrat pëlqëjnë më shumë?
A ju intereson femrave nëse e mbajmë ose jo mjekrën?
Si mund ta bëj të dashurën time të eksperimentojë në shtrat?
Sa gjatë duhet të pres për të telefonuar një femër pasi më ka dhënë numrin e telefonit?
Cila është mënyra më e mirë për t’i bërë përshtypje një femre në takimin e parë?
A ka ndonjë mënyrë për të treguar se më ka bërë për vete, apo të vazhdoj të jem i sjellshëm?
Si ta bëjë të arrijë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale?
Si mund të kaloj nga “mik” në “i dashur”?
This is powerful. Definitely worth the read.
This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.This is powerful. Definitely worth the read.
Thirrje raciste në takimin Crvena Zvezda-Galatasaray: Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë (VIDEO)
Urrejtja serbe ndaj shqiptarëve tashmë po kalon kufinjtë e të kuptueshmës. 16 mijë tifozë serb kanë thirrur njëzëri sllogane raciste anti-shqiptare, këtë herë në përballjen basketbolliste mes skuadrës serbe Crvena Zvezda fhe turqve të Galatasaray që u zhvilluar të mërkurën në Beograd, transmeton Portali Albeu.com.
Në takimin që u fitua nga vendasit, tifozeria serbe gjatë gjithë ndeshjes kanë bërtitur “Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji” (Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë) dhe “Ko ne skaçe, taj je Šiptar” (Kush s'kërcën, është shqiptar).
Në videon e mësipërme përveç thirrjeve raciste shihet edhe motra e Charles Jenkins, basketbollistit amerikan të Crvena Zvezda, e cila duket e tronditur nga thirrjet dhe atmosfera në sallë, shkruan Albeu.com.
Ndërkohë këtij skandali i kanë dhënë hapësirë edhe disa media serb mes të cilave edhe portali E-novine, i cili e ka pasqyruar lajmin me titull: Parada e urrejtjes në ARENA.
Fantazitë seksuale që i bëjnë mirë dashurisë
Sipas studiuesve, çiftet kane nevoje për stimuj te vazhdueshëm dhe imagjinate.Fantazitë seksuale armike te dashurisë
Ka nga ata studiues qe thonë se fantazitë erotike janë një burim ndrojtjeje, dhe ky është armiku me i keq i dashurisë. Edhe dikush mendon se meshkujt dhe femrat fantazojnë tek te njëjtat gjera ne te vërtet jo gjithmonë është kështu, përkundrazi ndodh qe fantazitë e tyre janë fare te pa përputhshme dhe si pasoje te pa tregueshme. Sidomos nëse do te thyenit tabu te ndryshme duke limituar edhe partnerin, ju çon për tu mbyllur ne vetvete se sa te eksperimentoni. Me pas vjen xhelozia e cila luan shaka te këqija, fantazitë e tjetrit ndonjëherë përjetohen si një mungese respekti.
Fantazitë seksuale mike te dashurisë
Por ekspertet konfirmojnë se fantazitë erotike janë karburanti i dashurisë, duke i korresponduar katër funksioneve te rëndësishme: Krijimtarisë, mirëkuptimit, mbështetjes dhe eksplorimit. Funksioni i krijimtarisë lejon te mundim disa zakone te mërzitshme dhe te përsëritshme ne favor te një seksualiteti te pasur me sfumatura. Duke ndjekur funksionin e mirëkuptimit qe reagon sidomos ne periudhat e mungesës duke kompensuar mungesën e erosit ne jetën reale. Funksioni i mbështetjes i cili kontribuon për te eliminuar eksitimin fal mendimeve, duke imagjinuar skena erotike dëshira shtohet ne te mire te marrëdhënies seksuale. Se fundmi funksioni eksplorues qe siç thuhet, eksploroni horizonte te reja, duke imagjinuar mbase një loje dashurie te re. Rezultati ne këtë rast mund te lehtësojë gjendjen derisa te gjeni gjene e duhur qe bën për ju.
Laerta Dedukaj, vogëlushja shqiptare që dashuron modën
Është mjaft e vogël, por dashuria që ndjen për modën është shumë më e madhe. Të habit me qëndrimin e saj para aparatit apo kamerës së telefonit dhe pa diskutim që do e fitonte ndonjë konkurs të mundshëm “Kush merr poza më të bukura”.
Është mjaft e vogël, por dashuria që ndjen për modën është shumë më e madhe. Të habit me qëndrimin e saj para aparatit apo kamerës së telefonit dhe pa diskutim që do e fitonte ndonjë konkurs të mundshëm “Kush merr poza më të bukura”. Për të mësuar më tepër rreth Laertës dhe dashurisë së saj për modën, mami i saj do flasë ekskluzivisht në intervistën e bërë nga portali ynë.
Përshëndetje! Në çdo foto të saj e vogla të le pa fjalë. Na flisni pak për tej atyre fotove. Sa vjeç është Laerta? Është fëmijë i vetëm apo e rrethuar me ndonjë motër ose vëlla?
Përshëndetje! Fillimisht faleminderit për intervistën, që po i jepni mundësinë Laertës të njihet nga një publik edhe më i gjerë. Laerta është fëmija i vetëm për momentin në familjen tonë. Pavarësisht se është ende e vogël, vetëm tre vjeç, ajo siç u shprehët edhe ju, e dashuron modën.
Sa e dashuron Laerta modën, të veshurit bukur? Kur ka nisur ajo “të ndjekë modën”?
Laerta në kokën e saj i ka tepër të qarta idetë se si duhet të vishet, si duhet të kombinohet në veshjen e saj. Për t’u përmendur është edhe fakti që ajo pozon lehtësisht, duke ta bërë edhe më të lehtë ty që po e fotografon. Mjafton t’i thuash “1, 2, 3” dhe Laerta menjëherë merr poza të ndryshme.
Sigurisht që një meritë të madhe dhe inspirimi kryesor i Laertës jeni ju. Besojmë se që në moshë më të vogël veshja e saj ka qenë gjithmonë e përzgjedhur me kujdes, apo jo?
Ende pa lindur Laerta, sigurisht si cdo nënë, unë mendoja për veshjet e saj. Blija dicka dhe më pas nga ajo që blija nisesha të blija dicka tjetër që mund të kombinohej lehtësisht me veshjet e bebit. Mendoj se cdokush, aq më tepër femrat duhet të dinë të vishen. Unë përpiqem të kujdesem për look-un tim dhe Laerta s’më ka lënë gjë.
Po tani teksa ajo ditë për ditë rritet, bëhet më tërheqëse, më fotozhenike, iu lë juve të vendosni se ç’do veshë apo vendos vetë?
Është ende e vogël, do të ketë kohë të vendosë vetë. Për momentin vendos unë se si dhe cfarë duhet të veshë. Por Laerta vendos gjithmonë kordelen që do vendosë, e cila duhet patjetër të kombinohet me veshjen e saj.
Sa kohë i merr asaj, dhe juve me të sigurisht, për ta veshur, rregulluar, kombinuar?
Shumë pak minuta, kjo pasi Laerta e bën më të lehtë punën time me të.
Cili është aksesori që Laerta medoemos do ta ketë përditë me vete?
Kudo që të shkojë, kurdo, Laerta merr gjithmonë me vete një portofol të vogël, që ajo e do fort. Aty ajo mban “lekët” e saj dhe në cdo dyqan priret të paguajë vetë me atë që ka në portofol. (Qesh)
Ngjyra e preferuar... stili që e tërheq?
Sigurisht që ngjyra rozë e tërheq më tepër, por nuk është e fiksuar pas kësaj ngjyra. Nuk është e fiksuar as edhe pas një stili të caktuar. Përshtat lehtësisht dhe pozon me shumë kënaqësi.
Ndër fotot e Laertës në rrjetin social “Instagram” vumë re foto të përqasjes së saj me vipa, njerëz të njohur për publikun. Aty, ju jeni shprehur se si e inspirojnë ato Laertën. Cila prej tyre e tërheq më tepër Laertën, që shërben si inspirim për të?
Na pëlqejnë, inspirojnë dhe i ndjekim vazhdimisht. Por ajo që unë dhe Laerta vecojmë është këngëtarja Jonida Maliqi që kryeson në listën tonë.
Po ndonjë prej tyre e keni "ndjekëse" në profilin tuaj në "Instagram"?
Po, ka mjaft prej tyre që e “ndjekin” Laertën në rrjetin “Instagram”.
E ka shprehur vogëlushja dëshirën për t’u bërë modele në të ardhmen?
Po i pëlqen të bëhet modele. Më konkretisht mund t’iu tregoj një situatë. Më pyeti një ditë në rrugë “Mami si ngjaj?”, unë iu shpreha se ngjante bukur. U mërzit, filloi të qante dhe më tha “Pse nuk më ke veshur si modele, që të ngjaj shumë bukur?” (Qesh)
Të qënit një modele, ka qenë edhe një ëndërr e juaja që në pamundësinë e realizmit të saj, ia keni transmetuar bijës suaj?
Jo, nuk ka qenë një ëndërr e hershme. Është thjesht pasion. Edhe profili që i kam hapur Laertës në “Instagram” është fillimisht për të “promovuar” Laertën sepse i pëlqen dhe pse jo për të shërbyer si inspirim për nënat e vogëlusheve të tjera.
Faleminderit për intervistën. Ishte një kënaqësi të flisnim rreth Laertës.
Faleminderit juve, kënaqësi ishte edhe për mua.
|
Laerta Dedukaj, vogëlushja që dashuron modën |
Subscribe to:
Posts (Atom)