Laerta Dedukaj, vogëlushja shqiptare që dashuron modën

Është mjaft e vogël, por dashuria që ndjen për modën është shumë më e madhe. Të habit me qëndrimin e saj para aparatit apo kamerës së telefonit dhe pa diskutim që do e fitonte ndonjë konkurs të mundshëm “Kush merr poza më të bukura”.




Është mjaft e vogël, por dashuria që ndjen për modën është shumë më e madhe. Të habit me qëndrimin e saj para aparatit apo kamerës së telefonit dhe pa diskutim që do e fitonte ndonjë konkurs të mundshëm “Kush merr poza më të bukura”. Për të mësuar më tepër rreth Laertës dhe dashurisë së saj për modën, mami i saj do flasë ekskluzivisht në intervistën e bërë nga portali ynë.
Përshëndetje! Në çdo foto të saj e vogla të le pa fjalë. Na flisni pak për tej atyre fotove. Sa vjeç është Laerta? Është fëmijë i vetëm apo e rrethuar me ndonjë motër ose vëlla?
Përshëndetje! Fillimisht faleminderit për intervistën, që po i jepni mundësinë Laertës të njihet nga një publik edhe më i gjerë. Laerta është fëmija i vetëm për momentin në familjen tonë. Pavarësisht se është ende e vogël, vetëm tre vjeç, ajo siç u shprehët edhe ju, e dashuron modën.
Sa e dashuron Laerta modën, të veshurit bukur? Kur ka nisur ajo “të ndjekë modën”?
Laerta në kokën e saj i ka tepër të qarta idetë se si duhet të vishet, si duhet të kombinohet në veshjen e saj. Për t’u përmendur është edhe fakti që ajo pozon lehtësisht, duke ta bërë edhe më të lehtë ty që po e fotografon. Mjafton t’i thuash “1, 2, 3” dhe Laerta menjëherë merr poza të ndryshme.
Sigurisht që një meritë të madhe dhe inspirimi kryesor i Laertës jeni ju. Besojmë se që në moshë më të vogël veshja e saj ka qenë gjithmonë e përzgjedhur me kujdes, apo jo?
Ende pa lindur Laerta, sigurisht si cdo nënë, unë mendoja për veshjet e saj. Blija dicka dhe më pas nga ajo që blija nisesha të blija dicka tjetër që mund të kombinohej lehtësisht me veshjet e bebit. Mendoj se cdokush, aq më tepër femrat duhet të dinë të vishen. Unë përpiqem të kujdesem për look-un tim dhe Laerta s’më ka lënë gjë.
Po tani teksa ajo ditë për ditë rritet, bëhet më tërheqëse, më fotozhenike, iu lë juve të vendosni se ç’do veshë apo vendos vetë?
Është ende e vogël, do të ketë kohë të vendosë vetë. Për momentin vendos unë se si dhe cfarë duhet të veshë. Por Laerta vendos gjithmonë kordelen që do vendosë, e cila duhet patjetër të kombinohet me veshjen e saj.
Sa kohë i merr asaj, dhe juve me të sigurisht, për ta veshur, rregulluar, kombinuar?
Shumë pak minuta, kjo pasi Laerta e bën më të lehtë punën time me të.
Cili është aksesori që Laerta medoemos do ta ketë përditë me vete?
Kudo që të shkojë, kurdo, Laerta merr gjithmonë me vete një portofol të vogël, që ajo e do fort. Aty ajo mban “lekët” e saj dhe në cdo dyqan priret të paguajë vetë me atë që ka në portofol. (Qesh)
Ngjyra e preferuar... stili që e tërheq?
Sigurisht që ngjyra rozë e tërheq më tepër, por nuk është e fiksuar pas kësaj ngjyra. Nuk është e fiksuar as edhe pas një stili të caktuar. Përshtat lehtësisht dhe pozon me shumë kënaqësi.
Ndër fotot e Laertës në rrjetin social “Instagram” vumë re foto të përqasjes së saj me vipa, njerëz të njohur për publikun. Aty, ju jeni shprehur se si e inspirojnë ato Laertën. Cila prej tyre e tërheq më tepër Laertën, që shërben si inspirim për të?
Na pëlqejnë, inspirojnë dhe i ndjekim vazhdimisht. Por ajo që unë dhe Laerta vecojmë është këngëtarja Jonida Maliqi që kryeson në listën tonë.
Po ndonjë prej tyre e keni "ndjekëse" në profilin tuaj në "Instagram"?
Po, ka mjaft prej tyre që e “ndjekin” Laertën në rrjetin “Instagram”.
E ka shprehur vogëlushja dëshirën për t’u bërë modele në të ardhmen?
Po i pëlqen të bëhet modele. Më konkretisht mund t’iu tregoj një situatë. Më pyeti një ditë në rrugë “Mami si ngjaj?”, unë iu shpreha se ngjante bukur. U mërzit, filloi të qante dhe më tha “Pse nuk më ke veshur si modele, që të ngjaj shumë bukur?” (Qesh)
Të qënit një modele, ka qenë edhe një ëndërr e juaja që në pamundësinë e realizmit të saj, ia keni transmetuar bijës suaj?
Jo, nuk ka qenë një ëndërr e hershme. Është thjesht pasion. Edhe profili që i kam hapur Laertës në “Instagram” është fillimisht për të “promovuar” Laertën sepse i pëlqen dhe pse jo për të shërbyer si inspirim për nënat e vogëlusheve të tjera.
Faleminderit për intervistën. Ishte një kënaqësi të flisnim rreth Laertës.
Faleminderit juve, kënaqësi ishte edhe për mua.

Laerta Dedukaj, vogëlushja që dashuron modën