Elbasan, aksidentohet makina e deputetit Ardian Turkut, udhëtonte me familjen

ELBASAN – Aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë automjeti me të cilën udhëtonte deputeti demokrat Ardian Turku, bashkë me familjen e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në dalje të tunelit të Krrabës, kur makina e deputetit Turku është përplasur me një automjet tip “Mini Cooper” që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Mësohet se deputeti Turku udhëtonte bashkë me familjen nga Tirana drejt Elbasanit. Nga përplasja ata kanë marrë dëmtime fare të lehta dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit të Elbasanit, ku po I nënshtrohen kontrolleve të nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i makinës “Mini Cooper”, i cili mendohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.