


Tronditet media botërore. Djali Guvernatorit shqiptar bën jetë luksoze më të shtrenjtë se fëmijët e Donald Trump. Vetëm 18 orat Rolex të cilat janë limitid edition kushtojnë 1 milion euro. A fshin qurrat me 500 euro. Për një 20-vjeçar të jesh djali i njeriut më të pushtetshëm të financave është më shumë se një luks.
Por kur flasim për djalin e guvernatorit të BSH, Ardian Fullani në fakt luksi kalon çdo imagjinatë të ne njerëzve të thjeshtë që jetojmë me rrogën e përmuajshme modeste.
Gazeta Panorama ka zbuluar në fakt nga faqja publike në Instagram e Erik Fullanit çmendurinë financiare të djalit të guvernatorit.
Erik Fullani fshin me 500 euro djersët, pushime luksoze ku lahesh me shampanjë, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, koleksione orësh, ku vlera e çdo cope shkon në mijëra euro.
Dhe të mendosh që Eriku është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e tij
Kjo gazetë ka publikuar edhe foto të tjera nga jeta luksoze e djalit të Fullanit.