Ja sa kushtojnë fustanet e Arbanës në finalen e BB7
Në natën finale të Big Brother 7, fustanet që veshi Arbana ishin të firmës “Victoria Beckham”.
E dimë tashmë që stlistja e Arbanës në këtë reality show ka qenë Lori Hoxha, e dimë që Arbana ka veshur edhe herë të tjera krijime të kësaj firme, por sa kushtonin fustanet e mbrëmjes së djeshme?
Fustani i parë që moderatorja e BB7 kish veshur, fustani ngjyrë rozë, online shitet rreth 2.710 euro, ndërsa fustani i dytë i veshur gjatë mbrëmjes, shitet online 2.607 euro.
Bizhuteritë e mbajtura në finalen e BB7 nga Arbana i përkasin “Kastrati Jewellery”. Vathët janë të "Brasilian Emerald" 51.7 ct. Dhe Unaza është po emerald brazilian 15.2 ct. Të gjitha janë të markës “Crivelli” dhe “Unique Piece”.
E dimë që Lori Hoxha dhe Arbana Osmani kanë bërë të ditur se veshjet e puntatave të ndryshme do të shiten për bamirësi, me çmime rë reduktuara... Por nuk dimë nëse fustanet e veshura gjatë natës finale BB7 do dalin në shitje dhe se çfarë çmimi do kenë.