Si po e shfrytëzon Getoar Selimi Tunën?

Faqja zyrtare e këngëtares Altuna Sejdiu në ‘’Facebook’’ ka 305 mijë fansa. Praktikisht, Tuna është nën ‘’vëzhgimin’’ e këtyre njerëzve, të cilët interesohen për të. Këngëtarja ka arritur të shndërrohet në fenomen, e këtë e ka vërejtur edhe Getoar Selimi, i cili po mundohet që atë ta bëjë pjesë të ‘’labelit’’ të tij. Tuna, nuk është zyrtarisht pjesë e ‘’Baba Stars’’. Ndërkohë, Geti po e shfrytëzon mirë emrin, imazhin dhe bujën e këngëtares. Ai, tashmë ka realizuar një duet me të. Gjithashtu, Geti ka menduar që përmes faqes së Tunes në ‘’Facebook’’ ta promovojë edhe këngën e tij të re me titull ‘’High 2’’. Kënga është shpërndarë dy herë në profilin e ‘’Zogut’’. Pra, Tuna po i hyn mirë në punë Getit. - See more at: http://shqipmedia.com/portal/si-po-e-shfrytezon-getoar-selimi-tunen/#sthash.B9attlgC.dpuf